Çifti i njohur shqiptar aksidentohen me makinë, si është gjendja e tyre

Një ngjarje e papritur ka shqetësuar sot fansat e çiftit të njohur të muzikës popullore, Rita Haziri dhe Fidan Gashi, të cilët kanë qenë të përfshirë në një aksident trafiku në një aks rrugor në Kosovë.

Rita Haziri dhe Fidan Gashi janë ndër çiftet më të dashura të muzikës popullore shqiptare, të njohur për bashkëpunimet e tyre dhe energjinë pozitive.

Sipas raportimeve, fatmirësisht ngjarja nuk ka pasur pasoja serioze për artistët. Burime pranë çiftit konfirmuan se Rita dhe Fidani kanë dalë nga mjeti pa lëndime të rënda dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata janë transportuar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore rutinë, ku pas ekzaminimeve janë lënë të lirë.

Në rrjetet sociale, çifti falënderoi fansat për shqetësimin, duke u shprehur: “Jemi mirë, gjithçka është në rregull. Faleminderit për kujdesin tuaj!”

Policia po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili dyshohet se ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit të automjetit.