Yamal tradhton të dashurën e tij me këtë influencere (Foto)

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë sërish në një histori që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur diskutime në mediat rozë në mbarë botën.

Sipas raportimeve të fundit, futbollisti spanjoll ka tradhtuar të dashurën e tij aktuale, këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, me influenceren italiane Anna Gegnoso gjatë një udhëtimi të fundit në Milano.

Thuhet se marrëdhënia mes tyre nuk është e re, por një “rinxehje” e një historie të vjetër që daton që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur të dy u panë bashkë në “La Roca Village”, pranë Barcelonës.

Këtë herë, sipas paparacit të njohur Jordi Martín, Yamal dhe Gegnoso janë parë sërish bashkë në “Armani Hotel” në Milano. Futbollisti 17-vjeçar besohet se ka udhëtuar drejt Italisë me avion privat të hënën e kaluar, i shoqëruar nga kushëriri dhe një mik shumë i afërt.

Zërat për takimin u shtuan edhe më shumë pasi në “Instagram Stories” u publikuan disa pamje që e përforcojnë dyshimin: një postim nga shoku i tij Souhaib dhe një tjetër nga vetë Anna, e cila ndau një video brenda dhomës së hotelit, duke lënë të kuptohet se Yamal ndodhej aty.

Burime pranë çiftit pretendojnë se në hotel është mbajtur një festë private me disa të ftuara, por gjatë gjithë mbrëmjes, Lamine Yamal është parë duke qëndruar pranë influenceres italiane. Kjo histori ka ndezur reagime të shumta në rrjete, sidomos nga fansat e Nicki Nicole, të cilët kërkojnë një sqarim nga artistja pas zërave të tradhtisë.