VIDEO/ Erion Veliaj me pranga në duar, paraqitet në Gjykatë

Për herë të parë që pas 10 shkurtit kur edhe u arrestua, Erion Veliaj është shfaqur publikisht, pasi ai merr pjesë në një seancë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkim nga kryetari i bashkisë së Tiranës.

Me pranga në duar, i qeshur dhe duke përshëndetur gazetarët ai është futur brenda ambienteve Kushtetuese.

“Mbante pranga në duar! Pyetjes nëse Rama ka shkelur Kushtetutën nuk pati mundësi ti përgjigjej përshëndeti me dorë gazetarët dhe operatorët përpara se të futej në Kushtetuese”, tha Klodiana Lala.

Veliaj u nis nga burgu i Durresit, rreth ores 09:00 i shoqëruar nga forca policie dhe mbërriti në ambientet e gjykates në oren 09:30.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.

Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por edhe këtë e ankimoi në Kushtetuese. Dekreti i Presidentit u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.