Ronela Hajati po shkruan një kapitull të ri në jetën e saj personale. Prej disa javësh, këngëtarja ndodhet në Kanada, ku duket se po shijon një periudhë qetësie dhe dashurie larg zhurmës së Tiranës.
Ditët e fundit, ajo është parë në Toronto, në një ndeshje basketbolli, në shoqërinë e një mashkulli që ka ngjallur shumë kureshtje në rrjete sociale.
Pamjet e publikuara online tregojnë Ronelën të qeshur dhe të çlodhur, teksa shijon atmosferën e ndeshjes pranë tij.
Videoja është realizuar nga një vajzë shqiptare që jeton në Kanada, e cila e ka dalluar menjëherë këngëtaren në tribunë.
Edhe pse Ronela nuk ka folur publikisht për një lidhje të re, detajet që qarkullojnë në internet flasin ndryshe. Fansat kanë komentuar me entuziazëm në “TikTok”, duke vënë re se artistja duket më e lumtur se kurrë.
Në rrjetet e saj sociale, Ronela ka ndarë disa momente nga ndeshja, përfshirë edhe një foto të reperit të famshëm Drake, i cili ishte pjesë e publikut atë natë.
Identiteti i mashkullit që e shoqëron ende nuk është zbuluar, por fansat janë të bindur se së shpejti artistja do të ndajë diçka më shumë për këtë kapitull të ri të jetës së saj.
