Moderatori i njohur dhe ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar pas lajmeve që u përhapën në disa portale, ku pretendohej se ai dhe vëllai i tij ishin arrestuar pas një konflikti.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Meriton Mjekiqi mohoi kategorikisht këto raportime, duke sqaruar se informacionet e publikuara nuk përputhen me realitetin.
Ai theksoi se shpeshherë në portale qarkullojnë lajme të pavërteta që dëmtojnë figurën e personazheve publikë.
“Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh, as jam arrestuar dhe as kam qenë në burg dhe as në arrati. Është një keqkuptim. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit. Vitin e kaluar ka qenë diçka shqetësuese për një aksident. Këto zhurmat neve na bëjnë edhe mirë, përveç se shqetësojnë familjen.”
Moderatori shtoi se ndonëse vëmendja mediatike mund të ketë efekt pozitiv për qëllime marketingu, shpifjet dhe lajmet e rreme janë të dëmshme:
“Marketing të bënë mirë por jo të teprohet për të shkruar për arrestime. Gjatë kohës që dolën lajmet unë e pash një portal që fliste për mua për një rast të 2019 dhe gënjente. Është diçka që ka kaluar, nuk jam arrestuar, ishte një keqkuptim jo konflikt, jo arrestime.”
Në fund, Meriton Mjekiqi theksoi rëndësinë e ruajtjes së privatësisë, sidomos kur përfshihet familja:
“Privatësia është shumë e shenjtë, prindërit dhe familja, nuk dua t’i shqetësojë. Kur preken prindërit, unë aty e përcaktojë limitin e privatësisë.”
