Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka rrëfyer publikisht një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij.
Ai humbi fëmijën e tij menjëherë pas lindjes, një ngjarje që e tronditi thellë dhe për të cilën foli me shumë emocion në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”.
Mes lotësh, Marin tregoi se humbja ishte e papërballueshme, por se besimi dhe forca nga Zoti i dhanë mundësinë të qëndronte i fortë.
“Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i bjerë askujt, sepse është ngjarje shumë e rëndë”, tha reperi, duke shtuar se kishte zgjedhur tashmë emrin e fëmijës.
Marini u shpreh se këtë herë ai e kishte zgjedhur vetë emrin e fëmijës, duke qenë se gjinia e tij ishte djalë, dhe do të ishte si shok për reperin.
Ai tregoi se në momentet më të vështira ndodhej në Angli dhe se doktori që po ndiqte nusen ishte fetar. “Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe”, shtoi ai.
Marin gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj personave që i qëndruan pranë dhe ndaj fansave të tij për mesazhet ngushëlluese, të cilat i dhanë pak lumturi në një kohë të trishtë.
Reperi u shpreh se kjo eksperiencë e bëri të reflektojë mbi rëndësinë e mbështetjes reciproke dhe të dhënies për të tjerët: “Ndjenja më e mirë se ajo e të marrit është ajo e të dhënit”.
