Zbulohet data, ja kur do të publikohet filmi i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos

Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve me një postim enigmatik, duke zbuluar muajin e nisjes së projektit të tij të madh, i cili pritet të jetë një film me bashkëshorten, Kiara Tito.

Luiz Ejlli ka postuar një imazh ku shkruan: “Në Shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm,” duke e bërë njoftimin të ngjashëm me një trailer filmi.

Ky njoftim vjen pas muajsh të tërë spekulimesh, ku çifti më i komentuar i showbiz-it ka folur për një film ku do të jenë protagonistë. Kiara Tito e kishte konfirmuar publikisht këtë në maj, duke thënë: “Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë. Është hera e parë që e them publikisht. […] Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe mezi presim ta realizojmë.”