Një video e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngjallur reagime dhe kureshtje mes qytetarëve.
Në pamjet e publikuara, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shfaqet përkrah drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është fjala e saj, por një detaj në pamjen e saj, një nxirje e dukshme nën syrin e majtë.
Ky detaj ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me pyetje e komente, ndërsa qytetarët pyesin: “Çfarë i ka ndodhur Ballukut?” Disa mendojnë se mund të bëhet fjalë për një incident të rastësishëm, ndërsa të tjerë dyshojnë se pas kësaj mund të fshihet diçka më shumë.
Deri tani, zyra e ministres nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo sqarim zyrtar mbi situatën. Ndërkohë, publikun e ka pushtuar kurioziteti dhe hamendësimet.
