Sherr në Tiranë/ Kuzhinieri vret me thikë kamarierin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak momente më parë zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë pas një konflikti momenti.

Sipas informacioneve paraprake, një konflikt ka ndodhur mes dy punonjësve të të njëjtit lokal, megjithëse detajet mbi arsyet e sherrit mbeten ende të paqarta.

Viktima është identifikuar si kamarieri Indrit Islamllari, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacioneve të para pas një konflikti me kuzhinierin Filip Shehu, ky i fundit e ka qëlluar për vdekje me thikë në zonën e kraharorit.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të marrë masat e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat e sakta të incidentit.