Ndodh edhe kjo/ Këngëtari i njohur organizon protestë për të qenë pjesë e Big Brother VIP

Një ngjarje e pazakontë është paralajmëruar të ndodhë në Kosovë, pasi këngëtari i muzikës popullore, Labinot Rexha, ka bërë të ditur se do të organizojë një protestë, vetëm e vetëm për të kërkuar të bëhet pjesë e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova”.

BBVK mbetet një nga formatet më të ndjekura nga publiku shqiptar, dhe interesimi i personazheve publike për të qenë pjesë e tij është më i madh se kurrë.

Labinot Rexha ka postuar një thirrje në Facebook, duke ftuar ndjekësit e tij të bëhen pjesë e protestës, e cila, sipas tij, do të mbahet nesër në orën 11:00 para shtëpisë më të famshme në vend.

Kjo thirrje e tij ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të ironizojnë situatën

Edhe pse ende nuk është bërë publike data zyrtare e fillimit të edicionit të katërt, Labinot Rexha ka vendosur të mos presë ftesën, por ta kërkojë atë në mënyrë të pazakontë.