Detaje të reja ka dhënë gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, lidhur me vrasjen e ndodhur në drekën e kësaj të marte në Komunën e Parisit, ku mbeti i vrarë një 34-vjeçar i quajtur Indrit Salillari.
Autori i ngjarjes është Filip Shehu, 41 vjeç, i cili është arrestuar.
“Në këto momente kemi dhe reagimin zyrtar të policisë dhe të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje, ku në ambientet e një lokali shtetasi Filip Shehu, 41 vjeç, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobta ka goditur Indrit Salillari dhe dy punonjës të lokalit.
Si pasojë e goditjes, nga plagët e marra, Salillari ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobta, ku të dy personat e përfshirë në sherr kanë qenë pjesë e të njëjtit ambient pune.
Autori është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.2,”- tha Demushi në lidhje telefonike me Euronews Albania.
Sipas disa të dhënave paraprake, mendohet se shkaku i nxitjes së konfliktit të ketë qenë bullizimi.
