5-vjeçarja hedh vëllain e porsalindur nga ballkoni

Një ngjarje tragjike ka tronditur një qytet të vogël rus, pasi një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën, pasi dyshohet se motra e saj 5-vjeçare hapi dritaren dhe e hodhi fëmijën nga kati i katërt, ndërsa prindërit e tyre flinin.

Ngjarja ndodhi në dhomën ku po flinte foshnja, pasi motra 5-vjeçare u zgjua para prindërve dhe, për arsye që ende nuk dihen, e ngriti dhe e lëshoi fëmijën në ajër. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës, për foshnjën nuk kishte asgjë që mund të bëhej.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet lokale nisën një hetim për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar nëse kishte neglizhencë nga ana e prindërve. Hetuesit po mbledhin dëshmi nga prindërit dhe fqinjët për të rindërtuar sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në shtëpi.

Gjithashtu, një ekip psikologësh është caktuar për të mbështetur motrën e vogël, e cila ka mbetur e tronditur.

Aktualisht, nuk ka akuza zyrtare për krim, por hetimi do të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësitë e kujdestarisë.