Sara Gjordeni zbulon sa ka fituar nga reklamat, i kalon çmimit të “Big Brother VIP” (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke zbuluar se fitimet e saj nga reklamat dhe kontratat pas reality show-t kanë qenë shumë më të mëdha se sa çmimi i madh i fituar nga edicioni.

Sara Gjordeni, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së ndjekësve, iu përgjigj njërit prej tyre që i përmendi ish-rivalen, Françeska Murati, dhe faktin që Sara nuk arriti në finale.

Ndjekësi i shkroi se ajo nuk shkoi në finale, ndërsa Sara i shpërtheu me suksesin e saj financiar.

Ajo iu përgjigj atij: “Për çfarë më duhej finalja mua? Unë e nxora 2/3 herë çmimin e madh vetëm me kontrata Instagrami.”

Kjo nënkupton se fitimet e saj pas daljes nga shtëpia e kanë kaluar disa herë shifrën e çmimit të madh.

Ajo shtoi se sukseset e saj të vërteta ishin personale: “U martova me një nga djemtë më të mirë e më të suksesshëm shqiptar, kam një vajzë si drita të bukur, të shëndetshme dhe të zgjuar.”