Balluku merr fletëthirrjen e dytë, nëse nuk paraqitet, do të…

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, duke bërë që Prokuroria e Posaçme të lëshojë menjëherë fletëthirrjen e dytë me paralajmërimin për shoqërim të detyruar.

Belinda Balluku, e cila duhej të paraqitej në SPAK për t’u njohur me akuzën zyrtare, mungoi duke justifikuar mungesën me një takim në Rumani, ku publikoi një video nga Bukureshti.

Pas mungesës, prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur të dërgojë fletëthirrjen e re në adresën e Ministrisë. Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet brenda njërës prej ditëve të kësaj jave, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.

Prokurori i kujton asaj se, në rast se nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAK-ut.

Balluku është zyrtarisht nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, ndërsa hetimet e SPAK janë zgjeruar pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj.

Ky veprim i dytë i SPAK tregon se organet e drejtësisë nuk do të tolerojnë shmangien e procesit.

Burimi: /Lapsi.Al