Pas një periudhe të gjatë në heshtje, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili duket se po rikthehet sërish në vëmendjen e publikut.
Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë thashetheme se ajo mund të jetë një nga banoret e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë së shpejti.
Sipas burimeve të “Kosovarja”, emri i Zanfina Ismailit po përmendet gjithnjë e më shumë në listën e personazheve të njohura që mund t’i bashkohen spektaklit.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo produksioni i emisionit.
Zanfina, e cila per vite me radhë ka qenë një nga emrat më t dashur t muzikës shqiptare, njihet per stilin e saj t veçante, zerin karakteristik dhe karizmën që e ka bërë të pëlqehet nga publiku që në fillimet e karrieres.
Ajo ka genë gjithmonë një figurë e admiruar, jo vetem për talentin, por edhe per menyren elegante me te cilen ka ruajtur jeten e saj private.
Nëse këto zëra rezultojnë të vërtetë, pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP Kosova” do të ishte një prej rikthimeve më të bujshme të vitit, duke e vendosur sërish Zanfinen në qendër të vëmendjes mediatike.
Mbetet te shihet nese ajo do jete pjese e BBVK!

