“E dh*eva dietën edhe këtë javë”: Arbana Osmani në shkelje, zbulon detajin nga pushimet në Spanjë

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, e cila njihet edhe për pasionin e saj ndaj gatimit dhe kujdesit për ushqimin, ka treguar me humor se ka bërë një “shkelje” të madhe të regjimit ushqimor gjatë pushimeve të saj në Spanjë.

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të suksesshme, por suksesin e saj e ka shfaqur shpesh edhe në gatimet fantastike që ndan në rrjetet sociale. Ajo ndodhet me pushime së bashku me fëmijët, duke e shfrytëzuar këtë periudhë për t’u larguar nga rutina.

Përmes një fotografie të postuar në InstaStory, Arbana tregoi një pjatë të madhe me ushqim me bazë prodhimet e detit, ndërsa shkroi një mesazh ku pranoi se kishte shkelur dietën.

Ajo shkroi: “Unë kur kuptoj që e dh*eva dietën edhe këtë javë”.