Reperi Fero ka folur sërish hapur për raportin e tij të tensionuar me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli.
Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ai ka ndaluar te ndarja e tyre, akuzat për dhunë dhe marrëdhënia me vajzën e tyre të vogël, duke theksuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj Arbenitës.
Sipas Feros, ai nuk ka dashur asnjëherë të flasë keq për ish-partneren, pasi ajo është nëna e vajzës së tij.
“Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor.”
Fero tregoi se ka bërë disa përpjekje për të takuar vajzën, por pa sukses. Ai shtoi se është detyruar të ndjekë rrugën ligjore në institucionet e Kosovës për të zgjidhur situatën.
“Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshme dhe nuk ka mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte. Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimit… Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovë, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitit të kaluar. Ajo është larguar edhe me ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimit nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën.”
Artisti theksoi se, sipas tij, Arbenita po e mban vajzën larg për hakmarrje.
“Mendoj se ajo nuk do që vajza të jetë me mua për hakmarrje. Unë nuk e kam dhunuar atë, nuk ka as raport të lëndimit mjekësor. Ne jemi munduar për shumë kohë që të funksionojmë, por nuk jemi për njëri-tjetrin.”
Fero pranoi se ndjenjat për ish-bashkëshorten kanë përfunduar, por ruan respekt për të si nënë e vajzës së tij:
“Nuk kam më ndjenja, kam pasur shumë për të, por tani jo. Kam respekt sepse është nëna e vajzës time. Në një kohë të caktuar ka qenë gjithçka për mua.”
Në përmbyllje të intervistës, reperi i bëri një thirrje publike Arbenitës, duke e ftuar ta lërë mënjanë inatin dhe t’i japë mundësinë të jetë pranë vajzës.
“E ftoj publikisht të lërë inatet, pasi fëmija ka nevojë për nënën dhe për babain. Ka nevojë për babanë në jetën e saj. Nuk e do njeri vajzën më shumë se babai i saj. Të lutem, mundësoma ta shoh çikën.”
