Erik Fullani dhe Sara Hoxha drejt martesës

Erik Fullani, një nga personazhet më të komentuar të Showbiz-it shqiptar, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi deklaroi publikisht se ka vendosur të martohet dhe po planifikon një dasmë shumë të madhe.

Fullani, i cili ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale, u shpreh në një intervistë për Mira Kazhanin se ka vendosur të fokusohet te stabiliteti.

Ai tha me sinqeritet: “Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin,” – duke lënë të kuptohet se planet janë serioze.

Zërat në media sugjerojnë se partnerja e tij është Sara Hoxha, nëna e vajzës së Ledri Vulës. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar hapur romancën, dyshja janë parë disa herë në dalje publike dhe frekuentojnë vende të njëjta.

Megjithatë, Fullani nuk zbuloi asnjë detaj konkret për identitetin e vajzës apo vendin e dasmës.

Ky rrëfim tregon se Erik Fullani është gati për një kapitull të ri në jetën e tij, i cili po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.