Pas transmetimit të intervistës së reperit Fero në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ka ardhur një reagim i ashpër dhe i drejtpërdrejtë nga ish-konkurrentja e reality show-t, Juliana Nura, e cila dënoi ashpër çdo formë dhune ndaj grave.
Fero, i cili u akuzua nga ish-partnerja, Arbenita Ismajli, se e kishte dhunuar, mohoi kategorikisht akuzat përballë Arbanës.
Ai theksoi se kishte pasur vetëm probleme në marrëdhënie: “Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” duke shtuar se ruan respekt për Arbenitën si nënë e vajzës së tyre.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, Juliana Nura shpërtheu me një postim në Instastory. Ajo shpërndau një video nga intervista e Feros dhe i shkroi me tone të ashpra, duke sulmuar çdo burrë që abuzon gratë: “Kur e don dikë nuk e rraf atë o magar, e krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan/femrën tuaj.”

