Shpërfytyrohet vajza 12-vjeçare e Kanye West, shpërthen reperi: Media kërkon degjenerimin e familjes… (Video)

Vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West, ka tërhequr së fundmi vëmendjen për zgjedhjen e saj të guximshme në pamje.

Ajo shpesh bëhet lajm për stilin e saj unik e të pazakontë, duke ndjekur hapat e nënës dhe tezeve të saj.

Tatuazhet përfshinin një yll poshtë syrit dhe një shkrim me dorë të emrit të saj në faqe. Flokët i kishte të gërshetuara gjatë me reflekse blu, ndërsa kishte veshur lente të kaltërta të ndritshme.

North kishte vendosur gjithashtu aksesorë si qerpikë të rremë, dhëmbë zbukurues të zinj (grills) dhe tatuazhe dizajne me bojë këna në duar.

Kanye West, i njohur edhe si “Ye”, ka reaguar negativisht ndaj transformimit të fundit të vajzës së tij. Ky është zhvillimi më i fundit në përplasjen e vazhdueshme midis tij dhe ish-bashkëshortes Kim Kardashian për imazhin publik dhe stilin e North-it.

Burime të afërta me ish-çiftin thanë se Kanye i ka shprehur pakënaqësinë e tij Kim-it, duke e akuzuar se po e nxit vajzën të rritet shumë shpejt dhe duke e cilësuar stilin e saj si “tepër të rritur” për moshën që ka.

Raportimet pohojnë gjithashtu se Kanye e ka fajësuar Kim-in për “seksualizimin” e vajzës së tyre, për shkak të ndikimit të saj. Ai thuhet se i ka dërguar Kim-it disa mesazhe, duke e paralajmëruar madje edhe për veprime ligjore nëse vazhdon ta lejojë North të shfaqet në publik me pamje të tilla.

Sipas burimit, Kim i ka neglizhuar me vetëdije paralajmërimet e tij, duke zgjedhur të mos reagojë ndaj kërcënimeve të ish-bashkëshortit.