Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale pas publikimit të projektit të ri muzikor nga Ledri Vula, duke tërhequr vëmendjen e publikut, i cili prej kohësh spekulon për një lidhje mes tyre.
Dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”, ku kimia mes tyre u cilësua si shumë e dukshme.
Xhensila Myrtezaj ndau në Instagram Story një fragment nga videoklipi i reperit, duke shkruar “Amazing” dhe duke e shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj maksimale.
Megjithatë, mbështetja e tyre reciproke shihet edhe si një shenjë e bashkëpunimit të ngushtë, pasi Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi.
Edhe pse spekulimet për një romancë mes tyre janë ushqyer vazhdimisht nga mediat rozë dhe rrjetet sociale, asnjëri prej artistëve nuk ka konfirmuar ndonjëherë një lidhje romantike, duke e lënë fokusin tek puna dhe muzika.

