Arbana Osmani reagon pas kritikave të ashpra në rrjet

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar në rrjetet sociale pas valës së kritikave që e përfshinë, pasi njoftoi se i ftuari i radhës në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje” do të jetë reperi Fero, i cili akuzohet për dhunë nga ish-partnerja.

Pas njoftimit, Arbana u kritikua ashpër nga ndjekësit, të cilët e akuzuan se po “promovon dhunues” duke i dhënë hapësirë publike një figure të tillë.

Përmes një Instastory, Arbana iu drejtua drejtpërdrejt kritikëve. Ajo shkroi: “I kam lexuar të gjitha reagimet në rrjet në lidhje me pjesëmarrjen e Feros tek @mirembremayje, e respektoj mendimin e secilit prej jush, dhe e marr si shenjë vlerësimi ndaj meje të gjithë këtë tymnajë; por besoj është e udhës që përpara se të gjithkush të dalë në përfundime të nxituara të dëgjojë dhe të kuptojë arsyen kryesore pas kësaj ftese.”