Agjenti imobilar zbulon sa para fitoi pasi “u varros” për një reklamë

Agjenti imobiliar, Arbër Dervishaj, i cili së fundmi u bë viral me një video të pazakontë ku dilte nga një “varr” për të promovuar blerjen e pronave, ka zbuluar sa fiton në muaj nga këto strategji reklamimi.

Dervishaj bëri bujë në rrjetet sociale me gjestin e tij ekstrem, ku synonte t’u bënte thirrje qytetarëve që të “nxjerrin lekët nga dheu” dhe të investojnë në shtëpi. Kjo strategji u interpretua si një shenjë e dëshpërimit të agjentëve në kushtet e flluskës së tregut të ndërtimit.

Gjatë një interviste, ku foli për biznesin e tij të reklamave, Dervishaj zbuloi fitimet e konsiderueshme nga këto projekte. Ai tha se, mesatarisht në muaj, përfiton rreth 6,000 euro.

Kjo shifër tregon se, pavarësisht kritikave të forta që shoqërojnë videot e tij, strategjia e tij e pazakontë e marketingut, si ajo ku u shfaq “duke dalë nga varri”, rezulton të jetë jashtëzakonisht fitimprurëse.