Labinot Rexha rrëfen bullizimin nga artistët: “Më kanë mbyllur në arkivol”

Labinot Rexha, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe prekës për përvojat e tij personale, duke folur hapur për bullizimin që ka përjetuar dhe dhimbjen pas humbjes së babait.

“Disa artistë, për me bë “shaka”, më kanë mbyll në arkivol,” ka deklaruar Rexha, duke i cilësuar si momente të rënda që e kanë shoqëruar gjatë karrierës së tij.

Ai ka theksuar se fjalët dhe sjelljet e disa kolegëve kanë qenë të dhimbshme dhe se shpesh ka ndjerë mungesë përkrahjeje në vend të solidaritetit artistik.

Rexha ka rrëfyer gjithashtu se humbja e babait në vitin 2003 e kishte tronditur thellë. “Në 2003 më ka vdekur babai, isha i mërzitur, nuk kishim dokumenta ta sillnim trupin. Nuk kemi qenë askush në varrim,” ka treguar ai. Këngëtari tha se në atë periudhë ndjente nevojë për ngrohtësi dhe mbështetje, por përjetoi të kundërtën.

“Unë kisha nevojë për përkrahje, jo të më bëjnë dëm,” u shpreh ai, duke shtuar se është bullizuar nga disa prej artistëve më të njohur në Kosovë: “Nga tre artistët e mirënjohur në Kosovë, unë jam bullizu shumë. Nuk i kam tregu kurrë familjes time.”

Këtë rrëfim të plotë, duke zbuluar dhe emrat e kolegëve, Labinot Rexha ka vendosur ta tregojë nëse bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother.