Big Brother Vip Kosova gati, Olsa Muhameti jep lajmin nga shtëpia

Olsa Muhameti, producentja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndezur rrjetin me një postim të ri në “Instagram Story”, duke konfirmuar se përgatitjet për sezonin e katërt tashmë janë pothuajse në përfundim.

Në postimin e saj, Olsa ka ndarë një foto shoqëruar me mbishkrimin:

Ohhh mezi po presim dhe ne, mos mendoni vetëm ju. BBVK 4 loading…”, duke lënë të kuptohet se projekti më i madh televiziv në Kosovë po afrohet me shpejtësi.

Ky reagim ka mjaftuar që fansat e spektaklit të shpërthejnë me entuziazëm në rrjete sociale.

Ndjekësit e programit shprehin padurimin për të zbuluar datën e nisjes dhe emrat e banorëve të rinj që do të hyjnë në shtëpi.

Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me shumë sukses, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe duke sjellë një sërë momentesh që u kthyen në meme, debate e tema të përditshme në rrjet.