Gjatë samitit për Gazën në Sharm el-Sheikh, kryeministrja italiane Giorgia Meloni krijoi një moment gazmor me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.
Erdoğan i tha se duhet të ndalojë duhanin, ndërsa Meloni iu përgjigj me shaka: “Nëse më detyrojnë ta lë, do të vras dikë.”
Deklarata u bë virale dhe u raportua gjerësisht nga mediat italiane dhe ndërkombëtare.
Meloni ka pranuar më parë se kishte lënë duhanin për 13 vjet, por së fundmi e ka rifilluar.
