Gjendje kritike pas 11 ditësh: Fatos Nano po lufton për jetën në reanimacion, mbërrin ekipi mjekësor i huaj

Ish-presidenti Fatos Nano po kalon orë kritike për jetën, pasi ka mbushur 11 ditë në reanimacion, ndërkohë që gjendja e tij po monitorohet nga afër edhe nga një ekip mjekësor i specializuar i huaj.

Lideri historik i Partisë Socialiste po mjekohet në një spital privat në Tiranë. Gazetarja e Top Story, Anisa Braho, ka mundur të mësojë nga mjekët se gjendja e Nanos mbetet kritike, duke theksuar se rizgjimi i tij është një problem kyç.

Mjekët janë të shqetësuar sidomos për rizgjimin e tij, pasi ky konsiderohet si organi më i prekur si pasojë e hipoksisë së zgjatur (mungesës së oksigjenit) në kohën e arrestit kardiorespirator.

Në spital ka mbërritur tashmë një ekip i specializuar mjekësor i huaj, i cili po monitoron gjendjen shëndetësore të Nanos.

Prania e ekipit të huaj tregon qartë rëndësinë dhe seriozitetin e situatës shëndetësore të ish-presidentit, i cili po lufton për jetën.