Reperi i famshëm Eminem dhe stilistja me origjinë shqiptare, Katrina Malota, janë parë së bashku duke u futur në të njëjtën makinë pas një darke në Detroit, duke publikuar kështu “provën vizuale” të romancës së tyre të përfolur.
Thashethemet për një lidhje mes reperit, i cili ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën private, dhe bashkëpunëtores së tij, kanë qarkulluar prej javësh në mediat botërore.
Katrina Malota është stiliste dhe make-up artiste me karrierë ndërkombëtare, e cila ka punuar për vite me reperin, si dhe me emra të tjerë si Snoop Dogg e 50 Cent.
Pamjet, të publikuara fillimisht nga TMZ, janë bërë virale brenda pak orësh. Sipas burimeve pranë mediave amerikane, Marshall Mathers (Eminem) dhe Malota janë afruar “në mënyrë natyrale” në muajt e fundit, pas një bashkëpunimi të gjatë profesional.
As Eminem dhe as Katrina Malota nuk kanë dhënë ende ndonjë reagim zyrtar.
