Eduart Kuçi ka një kërkesë për Ledion Liçon

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, Eduard Kuçi, i cili u bë i njohur për daljen vullnetare me paralajmërimin “do e thyej derën”, ka bërë një kërkesë publike në rrjetet sociale për t’u bërë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Eksperienca në formatin kosovar, pavarësisht daljes së tij të shpejtë, duket se e ka nxitur Edin të provojë sërish fatin në reality show. Kjo nuk është hera e parë që ai shpreh dëshirën për të hyrë në shtëpinë shqiptare të “Big Brother VIP”.

Përmes një Instastory, Edi i është drejtuar produksionit të formatit, duke shkruar: “BBVA, dërgomani ftesën, s’di qysh me apliku”.

Kjo kërkesë tregon hapur pasionin e tij për formatin, ndërkohë që sezoni i pestë i “BBVA” pritet të nisë rreth mesit të dhjetorit.

Mbetet të shihet nëse dëshira e ish-banorit të BBVK do të realizohet.