Ish-konkurrenti i reality show-t në Kosovë, “It’s my home”, Samed Feka, është shpërfytyruar pas një ndërhyrjeje estetike me botox, ku rezultatet nuk ishin ato që priste, duke i bërë kështu një thirrje të fortë ndjekësve.
Samed Feka, i cili kërkonte të përmirësonte pamjen e tij, vendosi të injektonte botox në trup. Por kjo ndërhyrje solli deformime të dukshme, ku koka e tij është ënjtur dhe ka marrë një pamje jo normale.
Përballë kësaj situate, ai ka publikuar një video për t’u shpjeguar ndjekësve se çfarë ka ndodhur me pamjen e tij. Ky veprim erdhi pas interesimit të madh për shpërfytyrimin e dukshëm.
Rasti i Samed Fekës shërben si një shembull i qartë i rreziqeve të ndërhyrjeve estetike, ku rezultatet mund të jenë të papritura dhe të dëmshme, ndërsa ai u shfaq i penduar për vendimin e marrë.
