Pamjet virale/ Ç’po ndodh mes Davidit dhe Loredana Bratit

Qytetari David Dano, i njohur pasi u fut me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës, ka zbuluar detaje pas një videoje ku shfaqej duke puthur në faqe Loredana Bratin, ndërsa vetë influencerja ka dhënë një version tjetër, duke sqaruar situatën.

David Dano, i cili ishte i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, foli për ngjarjen e Vlorës (ku kërkonte dëmshpërblimin për banesën e prishur), por edhe për videon e publikuar me Loredana Bratin, ku ata duken shumë të afërt.

I pyetur për videon, Davidi tha se ajo ishte realizuar para ngjarjes së Vlorës, gjatë pushimeve në plazh. Ai pranoi se nuk e njihte Loredanën personalisht: “Vetëm nga ajo video dhe çfarë kam parë nga ajo vajzë në ato pak minuta.”

Për pamjen e saj, ai u shpreh: “Simpatike. Prisja më shumë, por ishte simpatike.” Lidhur me puthjen, ai deklaroi: “Kjo më lindi natyrshëm. Më erdhi instikti i brendshëm.”

Nga ana tjetër, Loredana Brati reagoi duke dhënë një version tjetër, duke sqaruar se ajo ishte e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht.

Ajo shpjegoi se: “Davidi ka ardhur në momentin në të cilin ne kemi zbritur nga aty, pra vetëm për disa minuta, tek moli. Kishte edhe fansa të tjerë… Djali ka ardhur si fans për të kërkuar foto dhe një video përshëndetëse, madje i dridhej dora nga emocionet.”

Ajo shtoi se: “Krejt papritur erdhi kjo puthje që më vendosi goxha në siklet.”

Në fund, ajo iu drejtua Davidit: “David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”