Një deklaratë e vjetër e këngëtarit Luiz Ejlli, e bërë gjatë kohës që ai ishte banor në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, është rikthyer në rrjetet sociale, pasi ai ka zbuluar me humor se çfarë e lëndon më shumë një femër se tradhtia.
Luiz Ejlli, i cili shpesh ka bërë shaka me tematika serioze, e trajtoi edhe tradhtinë me një dozë humori, duke treguar se për femrat ka momente të tjera më të vështira.
Gjatë rrëfimit të tij në shtëpi, ai tha: “Dy gjëra e therin femrën më shumë se tradhtia. Kjo një, se edhe tradhëtinë e falin, edhe atë moment që se durojnë është kur janë në një dyqan këpucësh, ka zgjedhur këpucët që i pëlqen dhe shkon e i thotë shitëses a ke numër më të vogël dhe i thotë jo.”
Kjo deklaratë, e bërë më shumë se dy vite më parë, rikujtohet nga fansat për të treguar sensin e humorit të Luizit dhe mënyrën se si ai i trajton situatat dramatike, duke i dhënë më shumë peshë zhgënjimit të jetës së përditshme.
