Loredana Brati reagon ashpër ndaj Davidit pas pamjeve virale

Loredana Brati ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të detajeve rreth puthjes së papritur me David Danon, duke e akuzuar atë se po përpiqet të marrë vëmendje dhe duke paralajmëruar se do t’i drejtohet autoriteteve ligjore nëse emri i saj lakohet sërish.

 

Ky reagim vjen pasi David Dano, qytetari i njohur për incidentin në Këshillin Bashkiak të Vlorës, deklaroi publikisht se puthja që i dha Loredanës ishte “instikt i brendshëm”, ndërkohë që ajo e cilësoi atë një fans.

Loredana Brati shpërtheu duke thënë: “Është hera e dytë që tentohet të njolloset emri dhe morali im padrejtësisht, dhe kjo situatë ka filluar të më lodhë. Nuk do të doja kurrë të isha e detyruar të merresha me këto çështje, por këtë herë nuk më mbetet zgjidhje tjetër veçse të publikoj bisedat dhe provat përkatëse.”

Ajo e mbylli duke paralajmëruar: “Kjo është hera e fundit që unë toleroj një situatë të tillë. Nëse emri im lakohet sërish në mënyra të ngjashme, përgjigjja ime e vetme do t’u drejtohet autoriteteve përkatëse. Enough is enough!!”.

Si provë, ajo publikoi mesazhe private. Në një bisedë me një mike, ajo shkruante për Danon: “Ky është nje fans i imi! Ka ardh nje her ne vlorë të me takonte edhe e dridhej dora ish shum i emocionuar që të bënte foto me mua”.

Ajo gjithashtu ndau një pjesë të bisedës me vetë Davidin, ku i kërkonte t’i jepte fund situatës.

Loredana ripostoi edhe një mesazh mbështetës nga Xheneta Fetahu, e cila e quante Davidin dikë që “përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër.”

Ky reagim tregon se Loredana Brati është e vendosur të mbrojë integritetin e saj personal.