Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, kanë konfirmuar zyrtarisht romancën mes tyre, duke ndarë në rrjetet sociale momentin e puthjes dhe festimin e përvjetorit.
Për muaj me radhë, në media qarkulluan zëra për një lidhje mes dyshes, e cila u mbajt larg vëmendjes publike. Këto thashetheme u nxitën nga raportimet se Vesa ishte parë duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”.
Së fundmi, Vesa Vllasaliu ka ndarë në InstaStory disa fotografi ku shfaqet duke u përqafuar dhe puthur në buzë me Mirlind Dakun, duke i dhënë fund çdo dyshimi.
Po ashtu, ajo ka publikuar foton e një buqete me trëndafila të kuq, e dhuruar nga futbollisti, të shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar përvjetorin.”
Kjo dalje publike, ku dyshja shfaqin hapur dashurinë, shërben si një konfirmim i qartë i romancës së tyre, duke u bërë kështu një nga çiftet më të reja në vëmendjen e Showbiz-it dhe sportit shqiptar.

