E bujshme/ Shkak tradhtia për ndarjen e çiftit Enada-Gerd?

Pas rrëfimit të balerinit Gerd Vaso mbi fundin e martesës me Enada Hoxhën, një skenar i ri ka dalë në qarkullim në rrjet, duke hedhur dritë mbi një arsye tjetër të mundshme për ndarjen e çiftit.

Gerd Vaso, pak ditë më parë, deklaroi se ndarja erdhi sepse ai humbi “personalitetin dhe dinjitetin” për shkak të ambicies ekstreme të Enadës për karrierë, ndërsa balerina injoroi deklaratën duke postuar një video ku shfaqej e shkëlqyer.

Burime për “Ilirianews.al” bëjnë të ditur se ndarja e çiftit erdhi si pasojë e një marrëdhënieje tjetër. Sipas tyre, lidhja sentimentale e Gerd Vasos me Odeta Dandon solli shkatërrimin e martesës së tij me Enada Hoxhën.

Ky aludim i ri, i cili sugjeron një tradhti si shkak të ndarjes, hedh poshtë versionin e Vasos se ndarja ishte vetëm për shkak të karrierës së Enadës, duke i dhënë dramës mes dy balerinëve një kthesë të papritur.