VIDEO/ Protestat masive në SHBA, Trump iu hedh protestuesve jashtëqitje sipër kokës

Donald Trump ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku ai shfaqet në një avion me kurorë “King Trump” dhe hedh mbi protestues një lëng që ngjan me jashtëqitjen.

Videoja u shpërnda në platformën e tij sociale Truth Social si reagim ndaj protestave “No Kings” që po mbahen në Shtetet e Bashkuara, dhe përkrahur me këngën “Danger Zone” në sfond.

Në klip, ai shihet duke fluturuar mbi Times Square, dhe duke lëshuar lëng mbi turmën poshtë.

Ky postim është bërë menjëherë viral, duke nxitur sërish reagime të forta në publik.