Shumë ndryshe nga sot, publikohet dalja e parë publike e Noizyt në ekran (Video)

Reperi i njohur, Noizy, është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi në emisionin “Goca & Gra” u publikua dalja e tij e parë publike në një ekran shqiptar, e realizuar shumë vite më parë.

Noizy, i cili është një nga emrat më të suksesshëm dhe të diskutuar të skenës muzikore shqiptare, ka ndryshuar ndjeshëm pamjen dhe stilin e tij ndër vite.

Ky moment i veçantë u shfaq në emision gjatë kohës kur i ftuar ishte gazetari dhe moderatori Alban Dudushi. Ka qenë pikërisht Dudushi ai që e ka intervistuar Noizyn në atë që konsiderohet si dalja e tij e parë televizive, duke shënuar kështu fillimet e karrierës së reperit.

Pamja e tij e atëhershme, shumë ndryshe nga ajo e sotmja, shkaktoi kuriozitet dhe komente të shumta në rrjet.

Publikimi i kësaj videoje të vjetër ka sjellë një valë nostalgjie dhe një reflektim mbi rrugëtimin e gjatë që ka bërë Noizy në industrinë e muzikës dhe atë mediatike.