Ronaldo Sharka e thotë troç emrin, ja kush është femra shqiptare më seksi — i publikon dhe këtë foto

Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale mendimin e tij, duke zbuluar troç se kush është femra shqiptare që ai e konsideron më seksi në Showbiz.

Ronaldo Sharka, i cili është gjithmonë në qendër të vëmendjes për komentet dhe intervistat e tij, zhvilloi një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me ndjekësit, duke i ftuar ata të bëjnë pyetje guximtare.

Një ndjekës e pyeti atë: “Femra me sexy ne show bizz?”

Përgjigja e gazetarit ishte e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë. Ai shkroi shkurt: “Gixhari :)”, duke iu referuar aktores Olta Gixhari. Përgjigjen e tij e shoqëronte edhe një foto provokuese e vetë aktores.

Kjo zgjedhje e Ronaldos, e cila vjen pa hezitim, tregon qartë vlerësimin e tij për Olta Gixharin, e cila njihet për linjat e saj elegante dhe stilin provokues.