“Pse bën si pabuks?” – Arbana ‘shtang’ Arlind Qorin me pyetjen e saj

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, ku mes pyetjeve të shumta iu drejtua edhe një pyetje e drejtpërdrejtë e cila i referohej stilit të tij të thjeshtë të jetesës.

Në intervistën e transmetuar në YouTube, Arbana i adresoi Qorit disa nga pyetjet më të shpeshta që i janë bërë në profilin e saj, por pyetja që mori më shumë vëmendje ishte: “Pse bën si pabuks?”

Kjo pyetje lidhet me faktin se Arlind Qori shpesh shfaqet me veshje të thjeshta dhe përdor transportin publik, duke zgjedhur një jetë normale, ndryshe nga shumë figura publike. Në përgjigjen e tij, Qori u shfaq i qartë, duke mohuar këtë perceptim: “Jo nuk bëj si pabuks. Unë i përkas shtresës së mesme.”

Kjo përgjigje e drejtpërdrejtë tregon se Qori është i vetëdijshëm për mënyrën se si perceptohet në publik, duke u distancuar nga çdo pretendim për të bërë lojë me stilin e tij të thjeshtë.