Përfaqësuesja e Kosovës në konkursin “Miss Grand International 2025”, Brikena Selmani, e cila u bë virale pas një deklarate për gjuhën, e ka përfunduar garimin e saj pa arritur të fitojë asnjë çmim.
Brikena Selmani kishte tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pasi në një prej daljeve të saj kishte deklaruar se fliste “gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe”, një moment që u komentua gjerësisht.
Finalja e madhe e “Miss Grand International 2025” u mbajt më 18 tetor, por fatkeqësisht, Selmani nuk arriti të kalojë në Top 22 të vajzave më të mira dhe nuk u vlerësua me asnjë nga çmimet e mbrëmjes.
Në skenën madhështore, ajo u shfaq me një fustan të artë shkëlqyes, duke ecur me vetëbesim.
Megjithëse rrugëtimi i saj në këtë kompeticion përfundoi pa kurorë, Brikena mbetet një nga përfaqësueset më të komentuara të Kosovës në skenat ndërkombëtare të bukurisë.
