Kiara Tito: “Top Channel më ka dhënë familjen, vajzën”

Prezantuesja e “Portokalli”, Kiara Tito, ka bërë një deklaratë emocionuese gjatë Festës së “Top Channel” dy ditë më parë, duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj televizionit, i cili, sipas saj, i ka dhënë familjen e saj.

Kiara Tito, e cila u bë e njohur gjerësisht pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ku nisi lidhjen me Luiz Ejllin, u intervistua gjatë eventit të organizuar nga “Top Channel”.

Gjatë intervistës së shkurtër, moderatorja u shpreh falenderuese në mënyrë të papritur. Ajo theksoi:

Top Channel më ka dhënë familjen, literalisht më ka dhënë familjen, burrin, vajzën, i kam njohur në Top Channel” duke iu referuar faktit se romanca me Luiz Ejllin nisi pikërisht brenda formatit të “Big Brother VIP” dhe më pas solli në jetë vajzën e tyre, Luna.

Kjo deklaratë tregon se Kiara Tito e sheh rrugëtimin e saj televiziv si një pikë kthese që i ka ndryshuar jo vetëm karrierën, por edhe jetën personale, duke krijuar familjen që ajo dëshironte.