Gazetarja Ilnisa Agolli ka reaguar në mënyrë të tërthortë, por të qartë, ndaj ish-partnerit të saj, Meriton Mjekiqit, pasi ky i fundit e quajti atë “Ilnisa e showbizit”, duke i mohuar mbiemrin në një intervistë dhe duke lënë të kuptohej se marrëdhënia e tyre nuk kishte qenë serioze.
Ilnisa dhe Meritoni patën një romancë të shumëpërfolur në “Big Brother VIP Albania”, por pas ndarjes, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh temë debati.
Reagimi i Ilnisës erdhi në Instagram, në formën e një mbishkrimi poshtë një fotografie të saj. Ajo shkroi: “My attitude is bigger than your ego” (Qëndrimi im është më i madh se egoja jote).

Ky mesazh u pa nga ndjekësit si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Meritonit, duke sugjeruar se sjellja e tij pas ndarjes ishte e drejtuar nga egoja.
