Gerd Vaso flet për herë të parë për ndarjen me Enada Hoxhën: “Humba dinjitetin. Ajo e dashuronte…”

Balerini i mirënjohur, Gerd Vaso, ka folur për herë të parë për fundin e martesës së tij me balerinën Enada Hoxha, duke zbuluar se shkaku kryesor i ndarjes ishte ndryshimi i prioriteteve mes jetës personale dhe ambicies profesionale ekstreme.

Gerd Vaso dhe Enada Hoxha ishin një nga çiftet më të dashur të skenës shqiptare, por fundi i marrëdhënies së tyre ishte i papritur për publikun.

I ftuar në “Grida Duma Podcast”, Vaso rrëfeu vështirësitë e punës mes bashkëshortëve.
Ai shpjegoi se ndërsa partnerja e tij e dashuronte baletin “ekstrem në ekstrem” dhe profesioni ishte “shumë i rëndësishëm dhe primar” për Enadën, për Vason kishte një kufi: “Është shumë e vështirë të punosh bashkë. […] Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë, përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.”

Duke iu përgjigjur kësaj, Grida Duma e pyeti nëse kishte bërë sakrifica. Gerd Vaso u përgjigj duke treguar humbjet personale që i kishte shkaktuar fokusimi te profesionizmi i partneres:

“Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra. Personalitetin tim, dinjitetin tim, karakterin tim, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.”

Vaso e mbylli duke thënë: “Dola nga vetja ime. Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.”

Kjo tregon se balerini u distancua nga vetja për hir të marrëdhënies, ndërsa fundi erdhi kur nuk mundi më ta bënte një gjë të tillë.