Arbana Osmani ka dy fjalë për Arlind Qorin pas intervistës në “Mirembrëma Yje”

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale, duke vlerësuar kryetarin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorin, për sinqeritetin e tij gjatë intervistës së transmetuar në “Mirëmbrëma Yje”, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të pakëndshme.

Gjatë intervistës, Arlind Qori u vu përballë pyetjeve të drejtpërdrejta të Arbanës, përfshirë atë “Pse bën si pabuks?”, pyetje të cilat erdhën nga ndjekësit e moderatores në Instagram.

Pas transmetimit, Arbana Osmani e vlerësoi Qorin për qëndrimin e tij, duke shkruar: “Thënë kjo janë të paktë të ftuarit si @arlindqori që pranojnë të përgjigjen live çdo pyetje që mund të vijë nga një i panjohur në një Ask Instagrami. Bravo vërtet. Të rrallë janë njerëzit kaq ‘të lirë’ në këtë vend.”

Ajo theksoi se intervista me Qorin ishte dëshmi se pyetjet e drejtpërdrejta nga publiku (të cilat ajo i quajti “një Ask”) janë ato që bëhen më virale, pasi njerëzit duan përgjigje reale, “shumë më shumë se për ato që i ftuari do donte të kishte” në reflektime televizive.

Ky vlerësim i Arbanës tregon se sjellja e politikanit në emision u pa si një gjest i rrallë sinqeriteti dhe guximi.