Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Xheneta Fetahu, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në intervistën e saj në emisionin “S’e luan topi”, duke folur për ndjenjat e forta që kishte pasur për Gjestin, si dhe për raportin e tij me Egli Takon.
Xheneta, e cila kohët e fundit u shfaq shumë e prekur pas humbjes tragjike të vëllait të Gjestit, ka treguar se lidhja e tyre emocionale kishte qenë më e thellë se ç’e kishte pranuar publikisht.
Ajo u shpreh se ka luftuar me ndjenjat e saj: “Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndal veten,” duke lënë të kuptohet se e ka ndaluar romancën. Ajo theksoi se: “Kam ndier diçka brenda, por nuk doja ta pranoja.”
Xheneta komentoi edhe raportin e Gjestit me Egli Takon brenda shtëpisë: “Nuk e di nëse ka luajtur me mua apo me personin tjetër (Eglin). Por s’mund ta mohoj që më ka lënduar ta shoh aty, duke bërë të njëjtat gjëra që më bënte mua.”
Pavarësisht kësaj, Xheneta ruan respektin, duke thënë: “Unë me atë person dua thjesht të kem respekt, sepse në momentet e mia më të vështira ai ka qenë aty, dhe për këtë jam mirënjohëse gjithë jetën.”
Në fund, Xheneta u shpreh se e kërkon një takim sqarues me Gjestin.
