Zbulohet emri i parë që do të ulet në panelin e “Big Brother VIP Kosova 4”: Olsa Muhameti ia beson detyrën kësaj figure

Është zbuluar emri i parë që do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, një figurë e njohur që pritet të sjellë një frymë të re në spektakël.

“Big Brother VIP Kosova” po përgatitet të nisë sezonin e ri në fund të nëntorit. Vëmendja e publikut është e fokusuar tek emrat e banorëve dhe ata të opinionistëve, të cilët luajnë një rol kyç në dinamikën e formatit.

Sipas burimeve të Telegrafit, këtë detyrë do ta marrë Dalina Buzi. Zgjedhja e saj erdhi pas një ftese të bërë nga vetë producentja e spektaklit, Olsa Muhameti.

Buzi është vlerësuar për profesionalizmin, stilin kritik dhe aftësinë për të analizuar dhe komentuar me thellësi. Burimet konfirmojnë se Dalina e ka pranuar tashmë ftesën.

Me emrin e Dalina Buzit të konfirmuar, pritshmëritë e publikut janë rritur ndjeshëm, pasi prania e saj premton të sjellë një atmosferë të ndryshme dhe një analizë të thellë të zhvillimeve në shtëpinë më të famshme në Kosovë.