E fundit/ Një person i jep fund jetës te Poligoni në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, pranë stadiumit “Air Albania”, ku një person ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 brenda ambienteve të poligonit, i cili ndodhet në rrugën “Dervish Hima”.

Menjëherë pas ndodhisë, burime për median bënë të ditur identitetin e viktimës. Policia e Shtetit konfirmoi se bëhet fjalë për shtetasin Bledi Hasani, 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje.

Viktima mësohet se ka qenë klient i rregullt i poligonit, pasi kishte shkuar edhe herë të tjera për qitje në këtë vend.

Policia po punon për të sqaruar motivet që e çuan Hasanin të ndërmerrte këtë akt të rëndë dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.