Detaje të REJA/ Vrau veten brenda poligonit në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës!

Zbulohet identiteti i personit në rrethana ende të paqarta ka vrarë veten në ambientet e poligonit të qitjes.

Mësohet se Bledi Hasani ka qenë klient i poligonit “Action Target” i biznesmenit Emiljano Dusha, pranë stadiumit ‘Air Albania’, pasi kishte shkuar për qitje dhe herë të tjera në këtë vend.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.