Çfarë u bë shkak? Jasir Asani ‘përplaset’ me Kozakun: “Ke marrë fund..Do të th*r”

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, është bërë viral në rrjetet sociale, duke e “kërcënuar” TikToker-in e njohur, Kozak Braçi, në bashkëpunim me një tjetër personazh të rrjetit.

Videoja, e cila rezulton të jetë në kuadër të shakasë, shfaq Jasir Asanin dhe kolegun e tij të Kombëtares, Ylber Ramadani, krah TikToker-it të quajtur “Greca”.

Greca, i cili shpesh bën “karshillëk” (provokime) ndaj Kozak Braçit, kërkoi ndihmën e dy futbollistëve.

Në video, Greca i drejtohet Kozakut: “O Kozi e pe Shqipëri – Serbi? Me këta të dy do të të thër. Ylber Ramadanin edhe… ça do pësojë Kozi?”

Më pas, Jasir Asani ndërhyn drejtpërdrejt, duke i shtuar theksin batutës: “Kozi ke marrë fund!”

E gjithë kjo situatë u trajtua si një shaka mes personazheve të rrjetit, por tregon se si futbollistët e Kombëtares janë të vetëdijshëm për dinamikat dhe provokimet me humor që ndodhin në platformat sociale.