Tre shurupë vdekjeprurës për fëmijët, Eliona Pitarka bën reagimin e fortë publikisht (Foto)

Aktorja Eliona Pitarka ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale mbi atë që ajo e quan një “sistem të heshtur” bashkëpunimi abuziv mes mjekëve dhe depove farmaceutike në Shqipëri, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si “tregti me shëndetin” e fëmijëve.

Vëmendja e Pitarkës u shtua pas një alarmi të OBSH-së për shurupet e kontaminuara, ku humbën jetën 22 fëmijë në Indi.

Ajo theksoi se: “Nuk është rastësi që çdo fëmijë që shkon te mjeku për një grip del me një listë të gjatë ilaçesh. Nuk është rastësi që për çdo kollë apo temperaturë të thjeshtë, prindi largohet nga farmacia me 6-7 produkte. Kjo nuk është kujdes, është tregti me shëndetin.”

Ajo vazhdoi duke shpjeguar abuzimin sistematik, duke thënë: “Le ta themi troç: Në Shqipëri, ekziston një sistem i heshtur bashkëpunimi mes mjekëve, depove farmaceutike. Në teori, mjeku duhet të përshkruajë atë që është është më e nevojshme për pacientin. Në praktikë, shpesh mjekët marrin komisione nga depot farmaceutike… Kështu, krijohet një cikël abuziv: Mjeku ka interes të ‘shkruajë sa më shumë receta’… dhe në fund prindërit mbeten me çanta plot ilaçe të panevojshme për fëmijët e tyre.”

Si dëshmi e këtij fenomeni, Pitarka ndau një mesazh tronditës të një kolegeje farmaciste, e cila i shkroi: “Mua me ka rastisur që kam vizituar djalin, mjeku me shkruajtur recetën, në fund kur i kam thënë që jam farmaciste… Ateherë ai ia ka grisur recetën e parë dhe e ka nisur nga fillimi!!! Kulmi dmth… Bëni kujdes ju lutem mos merrni ilaç pa kriter për fëmijët!!”

Në mbyllje, aktorja bëri thirrje për ndërgjegjësim:

Dhe për ta mbrojtur, duhet të jemi të informuar, skeptikë dhe të ndërgjegjshëm. Mos e dorëzoni kurrë shëndetin e fëmijës tek një sistem që funksionon me komisione.”

Ky reagim shërben si një thirrje e fortë për prindërit që të mos bien pre e asaj që ajo e quan “kulturë e ilaçit për çdo gjë” dhe të jenë skeptikë ndaj përshkrimeve të shumta mjekësore.